Foto ilustruese

Të hedhësh parfum mund të duket gjëja më e lehtë në botë, por ka edhe ajo të fshehtat e veta.

Fitues i çmimeve franceze-armene të parfumeve, Francis Kurkdjian tha se tendenca që akant shumë persona për të hedhur parfum dhe më pas për ta fërkuar në duar apo qafë është gjë shumë e keqe.

Më poshtë janë disa prej gabimeve më të zakonshme, që nuk duhen bërë.

Fërkimi i lëkurës pasi është hedhur parfumi

Fërkimi i krijuar ngroh lëkurën, e cila prodhon enzima natyrore që ndryshojnë rrjedhën e aromës. Për të ruajtur integritetin e aromës tuaj dhe siguroheni që ajo të zgjasë më shumë në lëkurën tuaj, spërkatni të dy kyçet lehtë, lëreni parfumin të zhytet, dhe mos bëni më asgjë.

Mjedisi është faktor kyç

Kur bëhet fjalë për ruajtjen, parfumi është pothuajse si një organizëm i gjallë, jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore. “Parfumit nuk i pëlqen të shkojë nga i ftohti në të nxehtë, shkaktojnë reaksione kimike të papritura brenda përbërësve natyralë, dhe për këtë arsye e plakni parfumi më shpejt”, thotë Kurkdjian.

Lënia e një aromë agrumesh në banjën me avull, për shembull, ndikon në freski dhe mund të bëjë që një lëndë e parë, të marrë erë pak.

Rrezet ultraviolet mund të ndryshojnë gjithashtu ngjyrën e një parfumi,  duke i kthyer tonet qelibar në të gjelbër, paralajmëron ai.  Çuditërisht, vendi më i mirë për të ruajtur aromën është kutia në të cilën ishte fillimisht, në temperaturën e dhomës.

Parfumet më të mira vijnë në pako të vogla

Parfumi duhet të konsumohet me një ritëm të shpejtë. Mbajtja e një shishe gjysmë të përdorur në raftin tuaj lejon oksigjenin (“armiku natyror i parfumit”, thotë Kurkdjian) të shkatërrojë ngadalë molekulat e aromës, duke ndryshuar përbërjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA