Johnson & Johnson vendosi të ndalojë përkohësisht testimin e një vaksine kundër COVID-19, për shkak se një pjesëmarrës në testim pati probleme.

Mediat thonë se pasi mori vaksinën, personi u prek nga një sëmundje e pashpjegueshme. “I kemi ndërprerë përkohësisht të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3”, sqaroi kompania farmaceutike amerikane, vaksina e së cilës konsiderohet si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë. Sipas saj, megjithatë, pauzat e tilla janë normale gjatë testimit të mijëra njerëzve.

Johnson & Johnson nuk pranoi të japë hollësi për sëmundjen e pjesëmarrësit. Në muajin shtator, ajo pat deklaruar se vaksina e vet eksperimentale kundër koronavirusit ka prodhuar një reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme. Testimi nisi pastaj tek 60,000 persona. Rezultatet e tij priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA