Italia në valën e parë të pandemisë vajtoi shumë viktima. Spitalet u mbushën plot me javë të tëra. Por për shumë vetë ndihma ishte me vonesë.
Punonjës të Kryqit të Kuq Italian thonë se përvoja ishte shumë traumatike”, ishte si një lloj cunami që ndryshon gjithçka, qëndrimin tonë ndaj jetës, sjelljen tonë.”
Për këtë arsye tani Italia po tregohet shumë e kujdesshme me masat. Është ende në fuqi detyrimi i mbajtjes së maskës në të gjitha ndërtesat. Por edhe jashtë në sheshet e mbushura me njerëz nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Italianët duan ta pengojnë me çdo kusht vendosjen edhe një herë nën izolim total. Për javë me radhë ata nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë.
Rregullat e forta shpjegojnë se përse italianët nuk ndodhen tani mes valës së dytë të pandemisë, thotë Maria Rita Gismondo, drejtore e laboratorit të COVID në klinikën universitare “Sacco”, në Milano e cituar nga DW. Shifrat e larta të njerëzve që humbën jetën në mars dhe prill nuk duhet të përsëriten”, thotë ajo ndërsa kërkon bashkëpunim më të madh me vendet e tjera. sipas Profesores e rëndësishme është shpejtësia e reagimit, ndërsa thekson se gabimet nuk duhen lejuar të përsëriten.
Top Channel