Gjatë fundjavës së kaluar, Amerika Latine ka tejkaluar shifrën prej 10 milionë raste të konfirmuara me koronavirus.

Sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins” me bazë në SHBA, të paktën 10.050.000 raste të koronavirusit dhe 369.000 vdekje janë regjistruar në këtë rajon që konsiderohet si zona më e prekur nga pandemia në botë.

Brazili

Brazili, vend me mbi 212 milionë banorë, sipas autoriteteve të shëndetësisë së këtij vendi, ka raportuar mbi 150 mijë vdekje nga koronavirusi.

Brazili është vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi pas SHBA-ve, por ka shenja se niveli i infeksioneve në këtë vend po ngadalësohet. Ekspertët kanë shprehur shqetësime se vendi mund të përballet me një valë të dytë të shpërthimit edhe para se të mbarojë vala e parë.

Presidenti Jair Bolsonaro e ka refuzuar virusin, duke e quajtur një “grip të vogël” dhe kundërshtoi bllokimet edhe pse ishte i infektuar me COVID-19.

Kolumbia

Kolumbia gjatë ditës së fundit raportoi 7.767 raste të reja dhe 15 vdekje nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28.318.

Autoritetet shëndetësore të vendit kanë shprehur shqetësim për rritjen e fundit të infeksioneve, që mund të jetë arsye që vendi të vendoset nën karantinë nëse numri i rasteve të reja vazhdon të rritet.

Në muajin mars, Kolumbia filloi me një bllokim prej më shumë se 5 muajve, por filloi të lirojë masat e karantinës në muajin shtator, duke lejuar darkat në restorante dhe fluturimet ndërkombëtare.

Meksika

Meksika ka regjistruar gjithsej 817.500 raste të koronavirusit dhe 83.700 vdekje. Për sa i përket numrit të vdekjeve, ky vend renditet në vendin e katërt, pas SHBA-ve, Brazilit dhe Indisë.

Pavarësisht asaj se Meksika ka numër më të vogël të rasteve krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ajo ka pësuar numër të lartë të vdekjeve krahasuar me fqinjët e saj.

Argjentina

Dje demonstruesit dolën në rrugë në qytete anembanë Argjentinës për të protestuar ndaj zgjatjes së re të masave të karantinës kundër COVID-19 nga presidenti Alberto Fernandez.

Argjentina së fundmi raportoi 9.524 raste të reja të koronavirusit dhe 318 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 903.730, përfshirë 24.186 vdekje.

Peruja

Peruja ka raportuar 33.305 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 849.371 raste deri më tani.

Fluturimet ndërkombëtare së fundmi rifilluan, por industria e turizmit në vend është shkatërruar nga pandemia.

Kili

Autoritetet në Kili janë të shqetësuara për rritjen e rasteve të koronavirusit në tre rajone jugore të vendit.

Ministria e Shëndetësisë së vendit raportoi 1.517 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 482.832, përfshirë 13.376 vdekje./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA