Për “hakmarrje” në Lituani/ Kombëtarja mbërrin për ndeshjen. Berisha: Shansi ynë i fundit në grup

13/10/2020 19:49

Përfaqësuesja Shqiptare mbërriti në Lituani pasditen e së martës në Vilnjuts të Lituanisë pasi gati 5 orësh udhëtim nga Kazakistani.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore duke qenë se përgatitjet kryesore i zhvilluan në Kazakistan për këtë ndeshje. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi Edi Reja i ka vënë edhe një herë theksin rinovimit të skuadrës dhe të rinjve që u aktivizuan dhe dhanë shenja pozitive ndaj Kazakistanit.

Edi Reja: Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Sa i përket Lituanisë mund të them se ata bën një paraqitje shumë të mirë në Shqipëri, Do të përpiqemi të gjejmë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe ta godasim.
Ndërkohë për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e 3-pikshit ndaj Liutanisë ka folur kapiteni kuqezi, Etrit Berisha.

Etrit Berisha: Unë mendoj që Lituani luajti shumë mirë në ndeshjen e parë. Taktikisht kanë luajtur shumë mirë dhe na kanë vënë në vështirësi. Ndoshta edhe ne nuk e kemi bërë ndeshjen më të mirë që duhet të bënim. Por tani vlen ndeshja e nesërme, ku ne duhet të jemi jashtëzakonisht të përqëndruar dhe përgatitur. Do të jetë një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë.

Ndeshja mes Lituanisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 18:00 me orën tonë lokale dhe do të trasmetohet si gjithmonë në platformën Digitalb.

Top Channel