Azerbajxhani i De Biazit “ngec” në “Elbasan Arena”, nuk shkon më shumë se sa një barazim me Qipron (FOTO)

13/10/2020 20:42

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida mes Azerbajxhanit dhe Qipros e cila u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe u zhvillua në Shqipëri për shkak të luftës që po zhvillohet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Azerbajxhanasit patën raste të pastra shënimi, madje në minutën e 27’ të sfidës, kapiteni Qarayev Q, çoi dëm një 11-metërsh. Ekipi i drejtuar nga ish-tekniku kuqezi, De Biazi, do të tentonte dhe disa herë të tjera rrugën e rrjetës, kjo shihet dhe nga gjuajtjet në portë, ku ekipi azer ka regjistruar gjashtë të tilla, ndërsa qipriotët asnjë gjuajte.

Me këtë barazim Azerbajxhani shkon në kuotën e katër pikëve dhe renditet e treta në grup, pas Malit të Zi të vendit të parë dhe Luksemburgut të vendit të dytë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel