Kadastra e Durrësit

Ndryshime në Kadastrën e Durrësit! 11 muaj pas emërimit është larguar nga detyra e kreut të Kadastrës Durrës Artur Çobani dhe është emëruar në këtë detyrë Rezart Elmazi.

Artur Çobani u emërua drejtori i Kadastrës së Durrësit  në nëntor të vitit 2019, ku zëvendësoi Arjan Cengun, i cili pati marrë drejtimin e këtij institucioni pas shkarkimit të Liridon Pulës, i cili u akuzua për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.

Elmazi ka qenë më parë drejtues i Kadastrës në Vlorë dhe Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA