Momentet shokuese kur dy infermieret britanike përleshen në dyshemenë e kafes së spitalit (video)

12/10/2020 16:01

Këto janë momentet shokuese kur dy punonjëse spitali nisin një konflikt të dhunshëm duke u përleshur në dyshemenë e kafenesë së spitalit.

Dyshja e nevrikosur as nuk do t’ia dijë për masat e distancimit social, por përkundrazi heqin maskat për të luftuar njëra-tjetrën në stil mundjeje klasike.

Në një pikë të sherrit, një nga punonjëset që raportohet se janë infermiere – i bllokon fytin me krah tjetrës duke e rrëzuar përtokë.

Pamje raportohet se janë filmuar në një spital në Londër gjatë një argumenti të nxehtë mes dy kolegeve, por ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i sherrit.

Para nisjes së sherrit një prej vajzave thotë: “Hajde provo të më lëvizësh”, ndërsa kolegia e saj i përgjigjet: “Bën mirë të mos më dalësh përpara të më zësh rrugën”.

Menjëherë pas kësaj gratë nisin të godasin me grushte njëra-tjetrën duke lënë të shokuar kolegët e tyre në vendin e punës.

Një prej tyre tenton të ndalojë përleshjen: “Ndalo, po të del gjak nga goja”, i thotë ai.

Video përfundon teksa një nga infermierët mban prej fyti kolegen duke u rrëzuar të dyja përtokë, teksa i thotë: “Zgjodhe të ngatërrohesh me vajzën e gabuar”.

Sistemi shëndetësor britanik është nuk ka komentuar mbi ngjarjen.

Një nga komentuesit shkruante me ironi në rrjetet sociale: “Për fat të mirë që të dyja gjenden gjithsesi brenda një spitali”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel