60 vjeçari Adel Abdel Bary ishte dënuar me 25 vjet burg për pjesëmarrjen në sulmet me bombë nga grupi terrorist Al Kaeda, ndaj ambasadave amerikane ne Kenia e Tanzani në vitin 1998, ku u vranë 224 njerëz.
Por ish-zëdhënësi britanik i terroristit famekeq Osama bin Laden mund të kthehet së shpejti në Londër pasi sapo është liruar nga burgu në SHBA.
Më parë ambjentet e Abdel Bary në Londër ishin ‘de facto’ zyra e informacionit të medias e Bin Laden.
Ai u arrestua në 1999 në Britani, u burgos dhe u ekstradua në SHBA në 2012.
Por pas kryerjes së dënimit atje, autoritetet amerikane kërkojnë që ai të kthehet në vendin e qytetarisë së tij, prandaj dhe mediat britanike japin alarmin për rikthimin e mundshëm të një terroristi.
Autoritetet thonë se në rast të rikthimit aktiviteti i tij do të monitorohet nga afër. Zyrtaret në SHBA thanë se e liruan disa javë para kohe prej shëndetit të dobët.
Ndërkohë djali i tij Abdel Majed Abdel Bary, 29 vjeç, u arrestua këtë vit në Spanjë dhe pret dënimin për akuza terrori.
Top Channel