Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 816 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 816 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 109.150.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 66.732 raste të reja dhe numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 7.120.538.

Ndërkohë, numri i të shëruarve ka arritur në 6.149.535. India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.

Top Channel