Supersfida e së dielës mes Francës dhe Portugalisë nuk pati fitues. Në stade De Francë përballja mes kampionëve të botës dhe atyre të Evropës u mbyll me barazimin 0-0.

Rezultati pasqyroi atë cfarë u pa në fushën e lojës ku secila prej skuadrave pati shanset për shënim, por asnjë prej tyre nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës.

I njëjti barazim pa gola u pa edhe në ndeshjen mes Bosnjes dhe Holandës si dhe në atë mes Polonistë dhe Italisë. Ajo që gjeti fitoren ndër skuadrat e Ligës A të Ligës së Kombeve ishte Anglia që mundi me përmbysje skuadrën përfaqësuese belge me rezultatin 2-1.

Ishin pikërisht miqtë nga Belgjika që shënuan të parët në avantazh me Lukaku me 11 metërsh, por Tre Luanët iu përgjigjën me rashford që barazoi duke shënuar nga pika e bardhë dhe Mount që i dha fitoren Anglisë 2-1.

Ndërsa ndeshja mes Lituanisë dhe Bjellorusisë dy skuadra që janë në grupin e Kombëtares përfundoi 2-2 dhe tani të gjitha skuadrat e Grupit 4 të Ligës C janë me 4 pikë pas 3 ndeshjeve të zhvilluara

Top Channel