Çaji i rigonit shqiptar – kura më e mirë për dhimbjet e stomakut

11/10/2020 05:25

Gjethet e bimës mesdhetare të rigonit që i përket familjes botanike Oreganum vu lgare. Ato përdoren të njoma dhe të thara, por mund të grihen dhe të përdoren edhe në çaj. Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë. Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore. Ndërkohë, shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së polifenolëve, flavonoidëve dhe anthocianinës që njihen për aftësitë e tyre antioksiduese. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë kimikate të paqëndrueshme që formohen nga tretja problematike. Ato gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, apo tek organet kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit.

Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat, membranat e tyre dhe ADN-në. Ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Për vite rigoni është përdorur në formën e çajit për të kuruar dhimbjet e kokës, artritin, krizat e stomakut dhe problemet me tretjen.

Përgatitja e Çajit të Rigonit
Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit. Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë. Shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar. Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.

Vlerat dhe vetitë e Çajit të Rigonit
Kuron virozat dhe gripin
Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj.

Përmirëson shëndetin e zemrës
Kjo bimë aromatike është një burim i shkëlqyer i kaliumit, një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore. Kaliumi mban nën kontroll ritmin e zemrës dhe tensionin e gjakut kur organizmi përballet me sasi të larta të sodiumit. Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi dhe sëmundjet e zemrës. Për më tepër, rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pini një filxhan me çaj rigoni në ditë dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Ndihmon shëndetin e stomakut
Sipas të dhënave ku mbështetet AgroWeb.org, rezulton se kjo bimë është burim shumë i mirë për minerale si magnezi dhe kalçiumi, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mureve të stomakut.

Lufton radikalet e lira
Një studim i publikuar në Revistën “Journal of Pharmacy and Pharmacology” zbuloi që ekstraktet e rigonit përmirësonin dhe rimëkëmbin organizmin nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Lufton mikroorganizmat e dëmshëm
Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi që përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit.

Trajton dhimbjet muskulare
Rigoni njihet për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulare. Nëse vuani nga probleme të tilla, pini çaj rigoni dhe dhimbja do të pushojë për pak minuta. Femrat shtatzënë ose nënat lehonë duhet të konsultohen me një mjek profesionisht mbi përdorimin e rigonit./AgroWeb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA