Lufta në Lindjen e Mesme/ Pentagoni kërkon të ndryshojë emrin e operacionit ushtarak ndaj Iranit, ja si do të quhet Azerbajxhani dhe Armenia sot ranë dakord për një armëpushim që do të fillojë nga mesdita.
Armiqësitë do të ndërpriten në ora 12:00 për të lejuar shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vdekurve në Malësinë e Karabakut.
Të premten u mbajt një takim trepalësh midis Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov dhe ministrin e Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanyan.
Luftimet filluan më 27 shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar viktima.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut ose Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Rezoluta të shumta të OKB-së, si dhe organizatat ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.
Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Megjithatë, në vitin 1994 u arrit një armëpushim.
Shumë fuqi botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA, kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm.
Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje dhe kërkon tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë./AA/
Top Channel