Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka reaguar politikanit serb, Nenad Çanak, ndaj deklaratës dhënë së fundmi në lidhje me varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb në luftën e fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se familjet në Kosovë janë duke i kërkuar ende më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë.

Ai ka shtuar se asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet për sa kohë që Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve të ekzekutuar dhe kidnapuar.

“Në një debat në një televizion të Serbisë, Nenad Canak thotë se kur ministri i Policisë, Dusko Mihajlovci thotë s’mund të flej. Më duhet ta ndajë këtë me ju. Ne kemi gjetur 16 varre masive në Serbi. Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruajtur Kurti.

Top Channel