Deputetja e parë transgjinore belge sulmohet nga kolegët: Kërkon të shkatërrojë bazën e civilizimit tonë

10/10/2020 16:30

Politikania e parë transgjinore në parlamentin e Belgjikës është sulmuar ashpër nga e djathta ekstreme vetëm disa ditë pas emërimit.

Zv. kryeminsitrja Petra De Sutter, 57 vjeçe e Partisë së Gjelbër, u betua sot si pjesë e qeverisë së re, duke komentuar se ishte “krenare që në Belgjikë dhe shumicën e BE identiteti gjinor nuk përcakton personin dhe nuk është çështje”.

Por disa ditë pas emërimit De Sutter u bë objekt sulmesh nga politikanë të parlamentit në rajonin e saj Flanders.

Bart Claes, i partisë nacionaliste Interesi Flemeng, akuzoi zv. kryeministren se kishte lindur mashkull por ishte kthyer në femër në moshën 40 vjeçare dhe me këtë “Kërkon të shkatërrojë bazat e civilizimit tonë perëndimor”.

Claes mori vlerësime të shumta nga audienca online teksa vazhdonte më tej retorikën e tij duke quajtur De Sutter ‘personifikim i marksizmit kulturor.’

Disa politikanë të tjerë erdhën në ndihmë të De Sutter, sic ishte kolegu i saj i partisë Bjorn Rzoska, i cili kritikoi komentet e rënda të Claes duke e akuzuar se po përpiqej të ‘dehumanizonte’ De Sutter.

Liesbeth Homans, kryetare e parlamentit flemeng, ku aderon Claes i quajti komentet e Claes “tërësisht të penalizueshme”.

Por kritikat nuk dukej se patën shumë efekt te Claes, e cila tha se nuk e kishte problem që “një transgjinor të quhet transgjinor”.

FOTO GALERI
2/5
Bart Claes (majtas), i partisë nacionaliste Interesi Flemeng, akuzoi zv. kryeministren se kishte lindur mashkull por ishte kthyer në femër

Top Channel