Aksidenti horror/ Vdes pilotja 21 vjeçare spanjolle në garat e Rally Vidreiro

10/10/2020 17:39

Laura Salvo bashkë-pilotja spanjolle e garave “Rally” ka vdekur në një aksident të rëndë në fazat e para të garës Rally Vidreiro në Portugali. Ajo ishte 21 vjeç.

Makina e garave që po drejtohej nga Miguel Socias doli nga rruga me shpejtësi në terrenin e thyer dhe u përplas me një mjet tjetër.

Grupet mjekësore erdhën në vend brenda dy minutave pas aksidentit të tmerrshëm por pilotja e talentuar kishte vdekur në vend.

Salva konkurronte bashkë me Socias në kampionatin Suzuki Swift Cup.

Ajo kishte nisur sezonin 2020 me një fitore impresionuese në garën e Rally del Bierzo.

Motra e saj Maria Salvo, është gjithashtu pilote profesioniste rally.

Homazhe të shumta bëheshin në rrjetet sociale për vdekjen e saj.

Skuadra Peugeot Sport shkruante: “Peugeot Sport shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e miqtë e bashkë-pilotes Laura Salva, e cila vdiq mëngjesin e sotëm në garën e Rally Vidreio Centro në Portugali.”

Një nga fansat shkruante: “Ditë zie për të gjithë dashamirësit e garave rally për humbjen e Laura Salvo sot në Portugali.”

FOTO GALERI
1/4
Laura Salvo bashkë-pilotja spanjolle e garave “Rally” ka vdekur në një aksident të rëndë

Top Channel