Situata del jashtë kontrollit, e paprecedentë ajo që ndodh sonte në Hell’s Kitchen Albania 3

09/10/2020 17:17

Punatata e dytë e Hell’s Kitchen Albania 3 për këtë sezon premton të papritura dhe plot emocione. 16 konkurrentët do të vihen përballë sfidave të gatimit, në të vetmen garë të këtij lloji në ekranet shqiptare. Nëse në puntatën e parë shef Renato është treguar paksa i butë me konkurrentët, sot pritet që “djalli” të mos jetë aspak tolerant…

Pas dëbimit nga kuzhina që Shef Renato bëri për Hidon dhe Xhesin sepse nuk zbatuan rregullat e gatimit sot pritet që konkurrentët të vendosen për para një tjetër sfide të sikletshme.

Një zarf i kuq i cili  përmban një sfidë të vogël për konkurrentët.

E kuqja e ngjyrës së zarfit, do ti ëmbëlsojë, apo do ti djeg ata?

Si do të reagojnë ata? Si do ta kalojnë këtë sfidë?

Mbrëmja e javës së kaluar ka qenë kritike edhe për Joanën së cilës ju kthyen pjatat njëra pas tjetrës , ndërsa Meglit ju hodh ëmbëlsira mbi koke pasi pati shumë defekte.

Resmiu u cilësua si konkurrenti më i paaftë i mbrëmjes ku doli nga kuzhina disa herë, madje për një çast sallata që po gatuante i fluturoi në fytyrë nga Shef Renato.

“Ky është vetëm fillimi, nuk dua ta imagjinoj, se çfarë do ta pasojë Kuzhinën e Djallit”, është shprehur Shef Renato në natën e parë të sezonit të 3 të Hell’s Kitchen në autorësinë e plotë të Olsa Muhametit!  A do të kemi pjata të thyera? Kjo mbetet për t’u parë sonte në mbrëmje në ekranin e Top Channel ora 21:00.

Top Channel