Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar të premten edhe për tre raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri.

Sipas raportit, nga testimi i 764 mostrave, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus edhe 79 persona.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 61 pacientë, ndërsa aktualisht raste aktive janë 1.159.

Rasti i parë në Kosovë me koronavirus është regjistruar më 13 mars. Deri më tani janë regjistruar gjithsej 16.050 të infektuar, prej të cilëve 14.250 janë shëruar ndërsa 641 kanë vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA