Modelja e zhdukur e Dolce & Gabbana gjendet ‘e çorientuar’ në favelën braziliane

09/10/2020 18:20

26 vjeçarja Eloisa Pinto Fontes jetonte dhe punonte në New York City para se të zhdukej në 2019, ndërsa është gjetur së fundmi duke ecur mes një zone të rrënuar urbane braziliane “krejtësisht e çorientuar”.

Modelja ishte shfaqur më parë në kopertinat e revistave Elle, Grazia e Glamor dhe ka qenë pjesë e fushatës së modës të Dolce & Gabbana.

Eloisa Pinto Fontes, nga Alagoas në verilindje të Brazilit, u gjet vetëm javës që shkoi në favelën Morro do Cantagalo në Rio de Janeiro.

Ajo u gjet e vetme dhe krejtësisht e pavetëdijshme se ku ndodhej, nga një mbikqyrës i zonës që ishte njoftuar për një vajzë të panjohur që ecte prej dy ditësh në favela.

Mediat vendase thonin se Fontes kishte një çantë shpine ku gjendeshin dhe kontrata me agjenci ndërkombëtare modelingu dhe referenca të fotografëve të njohur.

Një vit më parë ajo ishte zhdukur nga New York City ku jetonte e punonte.

Ajo ishte zhdukur edhe më parë nga New York City në fillim të 2019 por u gjet pesë ditë më vonë, dukshëm e corientuar, në një rrugë në White Plains, rreth 30 minuta larg me makinë nga Manhattan.

Pas këtij incidenti karriera e saj ishte zbehur.

Fontes ishte martuar nga viti 2014 deri në 2016 me modelin ruso-rumun 38-vjeçar Andre Birleanu, i cili ka marrë pjesë në programin “reality” America’s Most Smartest Model, ku u bë i njohur për sjelljen agresive.

Birleanu mban kujdestarinë e vajzës shtatë-vjeçare të çiftit.

Përfaqësuesi i autoriteteve të zonës kur vajza u gjet së fundmi, Antonio Carlos dos Santos, tha se ishte dërguar në klinikën psikiatrike. “Ajo ecte në zonë krejt e çorientuar dhe dje e lokalizuam dhe e shpëtuam”, tha ai.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA