Çifti i të droguarve vrasin pensionistin për kartën e bankës/ Ngjiten në dhomën e tij të gjumit për seks

09/10/2020 16:50

Dy të droguar u shpallën dje fajtorë në Britani për rrahjen dhe vrasjen e një pensionisti të sjellshëm që kishte vendosur një njoftim ku kërkonte shoqëri, në gazetën lokale.

39 vjeçari Aaron Brown dhe 29-vjeçarja Hannah Day lanë pensionistin John Cornish me 42 plagë goditjesh e thike.

Cornish më pas pësoi një atak kardiak kur çifti mizor u ngjitën në dhomën e tij të gjumit për të bërë seks.

Policia beson se ai u kërcënuar dhe u sulmua për t’i marrë kartën e bankës.

29 vjeçarja Day – e cila e njihte pensionistin dhe kishte përfituar prej tij prej disa vitesh – fajësonte në gjykatë Brown për sulmin e dhunshëm.

Ajo thotë se Brown kishte kapur nga fyti 75 vjeçarin Cornish dhe e kishte goditur me grusht teksa i kërkonte para.

Por Brown thotë se ishte Day që nisi sherrin me Cornish dhe akuzonte se ajo e kishte qëlluar me shuplaka në fytyrë derisa ai ra përtokë.

Në gjykatë u tha se pensionisti kishte humbur gruan e tij në 2002 dhe ishte i vetmuar kur një tjetër marrëdhënie mori fund në 2012.

Day, e cila ka përdorur droga prej moshës 13 vjeçare, tha në gjykatë se kishte njohur Cornish në 2015 kur ajo po kërkonte një dhomë për një mikun e saj.

Por në 2016 Cornish e denoncoi Day në polici ‘për përdorimin e kartës së tij dhe vjedhjen e 21,000 paundë’ por më vonë i tërhoqi akuzat.

Day, e cila nuk ka adresë fikse, tha në gjykatë se kishte marrë 32,000 paundë me lejen e tij dhe thoshte se pensionisti i jepte përditë nga 50 deri 200 paundë për droga.

Ditën e vrasjes Brown e Day kishin konsumuar heroinë dhe alkool në bregdetin e Dorset.

FOTO GALERI
2/4
29-vjeçarja Hannah Day

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA