Tronditëse, Gjermani/ I riu me origjinë shqiptare godet me thikë punonjësin e marketit…

08/10/2020 20:06
I plagosuri

Një ngjarje tronditëse është shënuar në një market në Koln të Gjermanisë.

Raportohet se 53-vjeçari Ihsan Ergin është sulmuar me thikë nga një person tjetër në vendin e punës. Media gjermane EXPRESS, shkruan se i dyshuar për sulmin është një i ri rreth të 30-ave me origjinë shqiptare, por nuk e bën të ditur identitetin e tij.

Në një video të bërë virale nga mediat gjermane, shihet se si i riu sulmon papritur 53-vjeçarin, duke i shkaktuar një plagë 18 cm të thellë në shpinë. Për të ndaluar sulmuesin, është dashur ndërhyrja e punonjësve të tjerë të marketit, të cilët e goditën agresorin me shishe birre në kokë.

Ndërkohë sipas mediave, shkak për sulmin mund të jetë bërë xhelozia për një prej punonjëseve të marketit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel