Princi Bandar: 11 Shtatori ndodhi pak para fjalimit ku George W. Bush do të njihte shtetin e Palestinës

08/10/2020 21:48

Ish-ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA, Princi Bandar bin Sultan tha dje se asokohe presidenti amerikan George W. Bush, do të jepte një fjalim për hapjen e rrugës drejt njohjes së Palestinës, por sulmet e 11 shtatorit larguan vëmendjen e SHBA nga çështja.

Përfaqësuesi saudit në Uashington nga 1983 deri në 2005, ka krijuar miqësi me disa presidentë të SHBA dhe ka përfaqësuar Arabinë Saudite në procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Në një intervistë të gjatë me rrjetin Al Arabiya, Princi Bandar ndante gjithashtu zhgënjimet e tij me udhëheqjen palestineze, duke akuzuar Organizatën për Çlirimin e Palestinës për dëmtim të procesit të paqes.

Në fund të intervistës Princi tregon sesi një iniciativë e asokohe Princit saudit Abdullah (i cili sundoi si mbret nga 2005 deri në 2013) erdhi shumë pranë dhënies së fryteve por u nxorr nga binarët pikërisht me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Princi Bandar kujton sesi Arafat refuzoi të pranonte planin e Camp David në samitin e vitit 2000, të mbajtur nga ish-presidenti Bill Clinton.
Ai shton se iniciativa e drejtuar nga Arabia Saudite nisi të avancvonte me zgjedhjen e George W. Bush në janar 2001.

“Kur erdhi në pushtet president George W. Bush, Princi Abdullah bëri një tjeter tentativë ku u arritën disa pika të rëndësishme.

Bush pranoi në fund të gushtit të jepte një fjalim në OKB ku do të përfshihej një paragraf për çështjen e Palestinës, dhe që ai do të njihte shtetin e Palestinës dhe Izraelit”.

Sipas Princ Bandar, Bush ngarkoi sekretarin e shtetit Colin Powell, kreun e CIA George Tenet, dhe këshilltaren e sigurisë Condoleezza Rice të punonin për fjalimin.

Powell i kishte telefonuar Princ Bandar, duke e njoftuar: “Nesër do të nisem për në Amerikën Latine. Kur të kthehem më 10 shtator do të takohemi për ta mbaruar këtë dhe më pas do t’ia dërgoj presidentit për aprovimin final.”

“Por për fat të keq kjo nuk ishte e thënë,” kujton Bandar.

“Në ditën e 11 Shtatorit, kauza palestineze u bë shqetësimi më i vogël si për Amerikën dhe për pjesën tjetër të botës”. (AlArabiya)

FOTO GALERI
2/3
Ai shton se iniciativa e paqes nisi të avancvonte me zgjedhjen e George W. Bush në janar 2001.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA