Prej 5 ditësh të zhdukur/ Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe
08/10/2020 15:26
Janë gjendur dy trupat e pajetë të personave të humbur në Malësinë e Madhe.
Trupat e gjetur janë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.
Gjetja e tyre është bërë nga ana e forcave blu në zonën e Vrithit në Malësi të Madhe.
Ndërsa për Daniel Pepajn nuk ka ende asnjë informacion.
Këta persona ishin shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre që prej 3 tetorit.
Sakaq gjatë kontrollit për gjetjen e viktimave policia zbuloi edhe disa parcela me kanabis ne zonën e Rencit.
Top Channel