Daniel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj

Janë gjendur dy trupat e pajetë të personave të humbur në Malësinë e Madhe.

Trupat e gjetur janë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Gjetja e tyre është bërë nga ana e forcave blu në zonën e Vrithit në Malësi të Madhe.

Ndërsa  për Daniel Pepajn nuk ka ende asnjë informacion.

Këta persona ishin shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre që prej 3 tetorit.

Sakaq gjatë kontrollit për gjetjen e viktimave policia zbuloi edhe disa parcela me kanabis ne zonën e Rencit.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel