Plaçkitet vila e CR7 në Madeira, policia identifikon hajdutin

08/10/2020 22:32

Plaçkitet vila me vlerë 7 milionë euro e Cristiano Ronaldos, në vendlindjen e tij, Madeira. Mediet lokale në Portugali raportuan se janë vjedhur disa objekte të çmuara dhe relikeve të ndryshme sportive, duke përfshirë edhe një fanellë të Juventusit të nënshkruar nga pesë herë fituesi i Topi të Artë. Policia ka identifikuar hajdutin.

Mësohet se grabitësi është futur në vilë nëpërmjet derës së garazhit, e hapur nga një punëtor mirëmbajtjeje. I dyshuari nuk qëndroi gjatë brenda shtëpisë. Autoritetet u paralajmëruan nga një anëtar i familjes së CR7. Kamerat e brendshme i dhanë mundësi policisë të shihte hajdutin, i cili i identifikua shumë shpejt. Megjithatë, ai ende nuk është arrestuar.

Në momentin e grabitjes, nëna e CR7, Maria Dolores Averio dhe vëllai Hugo ishin të pranishëm në vilën e ndërtuar në arqipelagun e Madeiras. Shtëpia përbëhet nga shtatë kate, por asnjë prej familjarëve nuk vuri re hajdutin.

Në atë moment, Cristiano Ronaldo ishte në fushë me Portugalinë e tij në miqësoren kundër Spanjës. Ndeshja përfundoi 0-0. Lojtari i Juventus e bleu këtë pronë me pamje nga deti (e pajisur me dy pishina dhe një fushë futbolli) në 2015, shkruan SS. Për koincidencë, është grabitur edhe banesa e ish-futbollistit të Douglas Costas, tashmë i transferuar te Bayerni, në Bundesligë. Grabitësit vodhën në shtëpinë e brazilianit në Torino bizhuteri dhe një orë me vlerë të përgjithshme rreth 300 mijë euro. Policia italiane ka nisur hetimet për këtë episod pas denoncimit të bërë nga vetë futbollisti.

Top Channel