Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Kosova në disavantazh

08/10/2020 21:38

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Rezultati është 2-1 në të mirë të vendasve. Kosova e nisi mirë takimin me një dominim të lehtë, por ishte një autogol i Fidan Alitit që ndryshoi ritmin e lojës. Reagimi i Kosovës nuk o vonuar dhe shifrat i barazoi në minutën e 29’ Florent Hadërgjonaj me një gol të bukur pas daljes së gabuar të portierit të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, vendasit e rikthyen epërsinë pas vetëm katër minutave pasi me kokë për 2-1 realizoi Darko Velkovski. Me këtë rezultat skuadrat kanë shkuar në pushimin mes dy pjesëve.

Top Channel