21/12 10:19
Deputeti Kujtim Gjuzi dhe kampionia shqiptare e Atletikës Klodiana Shala, të dy të ftuar në emisionin Shqipëria Live në Top Channel janë përfshirë në një debat të vogël.
E gjitha lidhej me parkimin në trotuar të Gjuzit, ndërsa ai nuk mori gjobë nga ana e policisë edhe pse bëri një shkelje. Më poshtë është debati i detajuar i tyre.
Klodiana Shala: Pse ne hamë gjobë e ju jo?
Kujtim Gjuzi: Po vendose emrin aty siç e kam vënë unë edhe nuk merr gjobë.
Klodiana Shala: Në qoftë se vë unë emrin aty i bie që po bëj karshillëk, edhe ju po bëni karshillëk.
Kujtim Gjuzi: Kampionëve s’u vihet gjobë, po të isha unë ministër ti do të lëvizje me shofer privat.
Top Channel