I besohet roli i princeshë Dianës/ Aktorja, vështirësi me theksin

08/10/2020 22:41

I është besuar roli i princeshës së popullit, Dianës, dhe padyshim, përgjigjja që rëndon mbi shpatullat e Kristen Stewart është e madhe.

Aktorja e pranon dhe vetë që ka vështirësi, sidomos kur vjen fjala tek theksi. “Jam duke punuar shumë për këtë, madje kam marrë dhe një ekspert në këtë fushë. Por çështja e theksit mund të jetë shumë frikësuese, sepse njerëzit e njohin zërin e saj, për shkak se ishte mjaft i dallueshëm e i veçantë”, tha 30 vjecarja në një intervistë për InStyle.

 

Filmi “Spencer” i regjisorit Pablo Larrain, që merr përsipër të rrëfejë edhe më në detaj jetën e princeshës, i nis xhirimet në muajin janar. Kristen rrëfeu se për t`u ndjerë më pranë personazhit, ka lexuar biografinë e Dianës, të cilën e përshkroi si një prej “ historive më të trishta që ka dëgjuar. “ Nuk dua thjesht të interpretoj Dianën, dua t`u tregoj njerëzve anën e thjeshtë të saj. E kam dëshiruar këtë personazh prej kohësh”, tha aktorja.

Top Channel