Myrto Uzuni në "Wake Up"

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni i cili do të përballet me dy yjet e futbollit Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo me skuadrën ku luan “Ferencvaros” ka treguar disa të fshehta në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel.

Ai ka shprehur se kujt ia kushton golat duke kujtuar një prej vështirësive të jetës. Që nga emigrimi që në moshë të vogël në vendin fqinj Greqinë dhe më pas kthimi në vendlindje.

“I kam idetë e qarta, e di çfarë dua, dua vetëm që të stërvitem fort, ia dedikoj familjes sime golat,  kemi emigruar që në moshë të vogël në Greqi dhe jeta ska qenë e thjeshtë atje. Më pas prindërit e mi braktisën shtëpinë e çdo gjë atje dhe erdhën në Shqipëri vetëm për mua që të më ndihmonin që të ecja përpara”, tha Uzuni.

Ai gjithashtu ka rrëfyer edhe golin më të mirë që ka shënuar.

“Normalisht që goli me ekipin e Laçit në minutën e 89 që na kualifikoi”, tha Uzuni në “Wake Up”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA