FBI neutralizon komplotin e militantëve për pengmarrjen e guvernatores së Michigan

08/10/2020 21:20

FBI ka thënë sot se ka neutralizuar një komplot për pengmarrjen e guvernatores demokrate të shtetit amerikan të Michigan, Gretchen Whitmer.

Zonja Whitmer ishte kthyer në një shënjestër të skeptikëve të shumtë të koronavirusit në këtë shtet prej masave të ashpra kufizuese, të cilat u refuzuan edhe nga më gjykatës javën që shkoi.

Zyrtarët e sigurisë thanë se plani i pengmarrjes përfshinte gjashtë burra që do të organizonin një “gjyq tradhtie” ndaj saj.

Zyra e zonjës Whitmer ende nuk ka komentuar zhvillimin.

Në maj protestues të armatosur mësynë në zyrat e saj.

Një dokument zyrtar i FBI thuhet se një oficer i infiltruar kishte marrë pjesë në një takim në Ohio, ku grupi i militantëve nga Michigan diskutonin përmbysjen e autoriteteve të shtetit, pasi besonin se “po shkelej kushtetuta e SHBA”.

“Anëtarët e takimit flisnin për vrasje të tiranëve dhe marrje të guvernatorit në detyrë”, thuhet në dokument.

Të arrestuarit ishin Adam Fox, Barry Croft, Kaleb Franks, Daniel Harris, Brandon Casert e Ty Garbin, banesat e të cilëve u bastisën nga autoriteteve.
Grupi kishte thënë se dëshironte të mblidhte rreth “200 burra” për të bastisur ndërtesën e guvernatores për të marrë pengje, duke përfshirë dhe atë vetë. Ata shpresonin të vinin në jetë planin e tyre para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Nëse dështonin, militantët kishin vendosur ta sulmonin atë në shtëpinë e saj.

Pesë nga të arrestuarit janë nga Michigan dhe një nga Delaware. Ata kishin bërë stërvitje me armë zjarri në disa shtete dhe tentonin të krijonin bomba, tha FBI duke shtuar se zotëronin video të trajnimit të tyre.

Masat izoluese të zonjës Whitmer kanë shkaktuar protesta të shumta në ndertesën e guvernatores, ku shumë e krahasonin atë me Adolf Hitler. Në prill edhe presidenti Donald Trump dha mbështetjen për protestat duke shkruar: “LIRONI MICHIGAN”.

FOTO GALERI
3/3
Grupi i militantëve nga Michigan diskutonin përmbysjen e autoriteteve të shtetit, pasi besonin se "po shkelej kushtetuta e SHBA".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA