Dy vjeçari mbytet në liqen gjatë shëtitjes me stafin e çerdhes në Gjermani

08/10/2020 16:08

Një djalë dy-vjeçar ka vdekur në Gjermani pasi u largua nga grupi i çerdhes dhe u mbyt në liqen, kur tre kujdestarë të paaftë e harrruan prapa gjatë shëtitjes.

I vogli Adam u gjet i pajetë në liqen, pasi kujdestarët kuptuan se ai mungonte vetëm kur u kthyen në çerdhe.

Mësueset dhe grupi i fëmijëve kishin dalë për një shëtitje ditore në liqenin Neustaedter See, në qytetin e Magdeburg, kur i vogli u nda prej tyre.

Vetëm në mesditë kur grupi ishte kthyer në çerdhe, edukatorët vërejtën se 2-vjeçari tragjik Adam, nuk ishte me ta.

Ata njoftuan policinë dhe një operacioni gjerë kërkimi nisi, duke përfshirë qen nuhatës dhe helikopterë.

Pas rreth një orë e gjysmë kërkimesh shërbimet e emergjencës e gjetën vogëlushin dhe e dërguan me hekikopter në spitalin e Magdeburg, ku dhe vdiq.

Babai i tij Mohammad ka ngritur akuza neglizhence ndaj kujdestarëve të çerdhës.

Njerëz të tronditur nga ngjarja kanë lënë tufa me lule e arinj pelushi në hyrjen e çerdhës në homazh të djalit të mbytur.

FOTO GALERI
2/5
Liqeni Neustaedter See ne Magdenburg ku ndodhi tragjedia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA