COVID-19 në Bruksel, izolohet presidenti i Parlamentit Evropian

08/10/2020 22:10

Pallatet e institucioneve evropiane nuk i shpëtojnë valës së dytë të përhapjes të koronavirusit në kontinent, duke prekur edhe figurat më të rëndësishme.

Presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli, gjendet në izolim pasi një bashkëpunëtor i afërt ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

“Kam qenë në kontakt me një bashkëpunëtorin tim që rezultoi pozitiv. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkruan vetë Sassoli.

Presidenti i Parlamentit Europian ka kryer një tampon që ka rezultuar negativ, por sipas ligjit belg duhet të izolohet gjithsesi për një javë, deri në dhjetë ditë. Ish-gazetari i njohur italian ka hyrë në detyrën prestigjioze europiane në korrikun e vitit të kaluar.

Top Channel