Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 215.909, prej të cilëve 813 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.973, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.726.175.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,9 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 113,3 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 838.705 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.330 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 6,76 milionë raste dhe Brazili me mbi 4,97 milionë.
Top Channel