Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 317 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), numër më i madh i rasteve një-ditore që nga shpërthimi i pandemisë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me këtë virus në vend ka shkuar në 19.413.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 772.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 104 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 15.749 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në vend, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.892.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.990 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 199.372 teste.

Së fundmi, Maqedonia e Veriut po përjeton rritje të ndjeshme të infeksioneve me COVID-19. Brenda një jave vendi po regjistron për herë të dytë shifër rekorde, pas të shtunën regjistroi 243 raste të reja duke e tejkaluar shifrën më të lartë të rasteve një-ditore të 18 korrikut, kur u regjistruan 240 raste.

Si përgjigje ndaj rritjes së numrit të rasteve vendi të hënën miratoi masa të reja kundër përhapjes së COVID-19.

Sipas masave të reja qeveritare, në objektet hotelerike që shërbejnë pije dhe ushqim, përfshirë në pjesën e restorantit, nuk do të lejohen këngëtarët, grupet muzikore apo DJ, ndërsa numri maksimal i muzikës do të jetë i kufizuar në 55 decibel.

Në objektet hotelerike dhe kafeteri do të jetë i kufizuar në 4 numri i personave në tryezë dhe nuk do të lejohet shërbimi i mysafirëve që qëndrojnë në bar.

Qeveria po ashtu pranoi indikacionin e Komisionit për sëmundje infektive për nevojën e respektimit të rreptë të ndalimit të funksionimit të bareve dhe diskove të natës si dhe nevojën për marrjen e masave rigoroze nga institucionet kompetente në rast të shkeljes së ndalimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA