Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim
Një modele belge ka publikuar një ditar të vrazhdë të marrdhënies me ish-të dashurin e saj, të cilen ajo besonte se ishte e përkryer, por brenda 18 muajve u kthye në një seri të nxirash në fytyrë e shtrimesh në spital.
21 vjeçarja Anthonia Rochus, nga Lier postoi imazhet në llogarinë e saj me mesazhin: “Ku nisi vs. ku mbaroi.”
Modelja flemenge kishte qenë me partnerin e saj, të cilin ajo nuk e emëron në postim, në një lidhje prej 18 muajsh, dhe ndan foto e lumtura të nisjes së lidhjes së tyre, derisa ato më pas kthehen në gjurmët e grushteve në fytyrë.
Rochus shpjegon se bashkimi i tyre nisi si një romancë verore, dhe përfundoi me denoncimin në polici për dhunë shtëpiake.
Policia belge konfirmon se po heton ngjarjen e abuzimit, e cila është pasqyruar gjerësisht në mediat vendase.
Duke shpejguar arsyet përse u detyrua të bënte publike zhvillimet pas vuajtjes në qetësi, ajo thotë: “Sepse nuk dua të lexoj diku që një grua është vrarë dhe ai është fajtori”.
“Kjo jam unë përpara, dhe kjo pas. Nuk kishte asnjë fund të lumtur, vetëm dhimbje e trishtim. Më në fund pata kurajon të them historinë time, por ky nuk është fundi, jam bërë më e fortë”.
Rochus shpjegon se e njohu ish-të dashurin kur ishte me pushime dy vjet më parë, duke shtuar se ishte si dashuri me shikim të parë dhe se nisi të jetojë me të thuajse menjëherë”.
Por bukuroshi i saj që fillimisht e mbushi vajzën me dhurata e komplimente, shpejt nisi të tregonte aspektin e xhelozisë ekstreme, thotë Rochus.
“Papritur mua nuk më lejohej të mbaja më makiazh, nuk mudn të vishja rrobat që dëshiroja”, thotë ajo, duke shtuar se i dashuri bëhej gjithnjë e më agresiv, duke e nxjerrë inatin e tij fillimisht ndaj mobiljeve të shtëpisë.
Ai shpoi me grusht një vrimë në derë dhe theu një llampë në tavan, por shpejt tërbimi i tij u kthye ndaj të dashurës së re.
Rochus thotë: “Më kapi nga flokët dhe më përplasi e fytyrë te kaloriferi. Atë natë shkova te mamaja me fytyrën e gjakosur”.
Në verë Rochus përfundoi në spital pas një tjetër rrahjeje.
“Doktori që më vizitoi plagët me tha sekisha pësuar një goditje të rëndë në kokë, sikur të kishte qenë pak më e fortë dotë kisha vdekur. Çdo grua e di se nuk mudn të durojë deri në këtë pikë.
Hetimet për çështjen vazhdojnë.
Top Channel