Tiranë/ Kokainë, drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhunë në familje, arrestohen 5 persona

06/10/2020 15:47
Foto ilustruese

5 persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme (06.10.2020) nga Polica e Tiranës për vepra penale të ndryshme.

2 persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar u janë gjetur doza lënde narkotike  të dyshuara si kokainë.

Shtetasit I.D, 26 vjeç gjatë kontrollit në makinën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në mjetin e tij tip ‘BMË’,  10.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë

Ndërsa shtetasit të dytë  me iniciale E.P, 32 vjeç gjatë një kontrolli fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Dy shtetas të tjerë janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Shtetasit e arrestuar janë F. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç.

Gjithashtu forcat blu kanë bërë të mundur arrestimin e një personi i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Kavajës me 8 muaj burg.

Shtetasi L.K, 59 vjeç ishte dënuar për veprën penale “ Dhunë në familje”.

.

Top Channel