Shtëpia e Bardhë bllokoi propozimin siaps të cilit vaksina kundër Covid 19 duhet të vonohej pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Propozimin e kishte paraqitur Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), me arsyetimin se vaksinat duhet të testohen tek pacientët për të paktën dy muaj para se të aprovohen për përdorim të gjerë publik. Një rregull I tillë do ta kishte bërë të pamundur që vaksina të dilte në treg përpara zgjedhjeve.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump e ka deklaruar se ajo mund të dalë në cdo moment tani dhe me shume gjase, do të jetë në dispozicion përpara 3 nëntorit. Sondazhet tregojnë se një numër në rritje amerikanësh druhen që një vaksinë mund të lëshohet shumë herët në bazën e një “autorizimi më pak të rreptë përdorimi emergjent” dhe nuk do të konsiderohet e sigurtë nga ekspertët mjekësorë.

Sipas një sondazhi të CNN, 51% e amerikanëve thonë se do ta merrnin vaksinën sapo ajo të bëhet e disponueshme. Shtatë ish komisionerë të FDA javën e kaluar shkruajtën një artikull tek Washington Post, në të cilin ata sulmuan administratën Trump për “minimin e besueshmërisë” të agjencisë rregullatore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA