“Princesha ilegale” flet për dhimbjen e refuzimit nga pallati mbretëror i Belgjikës

06/10/2020 21:51

E bija ilegale e një monarku që sapo ka fituar të drejtën e titullit të saj, ka folur për herë të parë mbi luftën emocionale dhe motivimin për fitoren.

Tashmë e titulluara Princesha Delphine of Saxe-Coburg, thotë se triumfi i saj në gjykatën e Apelit të Brukselit më në fund e bën të ndjehet se ka të drejtë të ekzistojë.

Artistja që deri një javë më parë njihej vetëm si Delphine Boel, shprehu lumturinë për fitoren e betejës shtatë vjeçare për njohjen nga babai i saj biologjik, ish-mbreti belg Albert II, dhe trajtimin si e njëjtë me motrat e saj.

Duke folur për vendimin Princesha Delphine tha për të përditshmen belge Le Soir: “Gjykata ishte dakord me mua sepse sistemi i drejtësisë e përcakton qartë të drejtën time për t’u njohur. Kjo më jep paqe të mendjes sepse do të thotë se kam të drejtë të ekzistoj”.

Princesha shton se nuk është kontaktuar ende nga pallati mbretëror dhe se nuk ka qenë në kontakt me babanë biologjik Mbreti Albert II që prej vitit 2001.

“Nuk kam asnjë pritshmëri në lidhje me këtë”, tha ajo.

Artistja shpreh keqardhje që nuk mundi ta zgjidhte jashtë gjykatave çështjen e saj, edhe pse ishte përpjekur.

“Prej vitesh kam dashur ta zgjidh këtë cështje privatisht, por unë isha delja e zezë. Ishte një situate e papëlqyeshme, e pajetueshme”.

Princesha Delphine nisi përpjekjen e saj për njohje nga babai biologjik prej vitit 2005, gjashtë vjet pas publikimit të një biografie të gruas së mbretit Albert II, Donna Paola, ku përmendeshin tradhtitë e tij bashkëshortore dhe ekzistenca e një fëmije të jashtëligjshëm.

Princesha Delphine hapi procedimet ligjore në 2013, kur Albert II hoqi dorë nga posti në favor të birit të tij Philippe – duke humbur kështu dhe imunitetin nga procedimi ligjor.

FOTO GALERI
6/7
Mbreti i kontestoi për shtatë vjet pretendimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA