Vdes britaniku, dy miqtë rëndë në spital pas procedurës së zbardhjes së dhëmbëve në Turqi

05/10/2020 16:16

Një 33-vjeçar britanik ka vdekur ndërsa dy miqtë e tij janë sëmurë në gjendje serioze në spital pasi humbën ndjenjat gjatë një udhëtimi në Turqi, ku kishin shkuar për një procedurë të zbardhjes së dhëmbëve.

Richard Molloy nga Belfast në Irlandën e Veriut vdiq të shtunën në Marmaris ku kishte shkuar për punën dentare, ndërsa dy miqtë e tij Declan Carson e Aaron Callaghan janë në spital në gjendje serioze.

Ende nuk duhet shkaku i saktë i vdekjes së Molloy por mesohet se të tre djemtë ishin në Turqi për të kryer zbardhje dhëmbësh.

Carson, baba i dy fëmijëve, dhe Callaghan raportohet se janë në gjendje kome, por kanë treguar përmirësim në gjendjen e tyre.

Policia raportohet se po përpiqet të kontaktojë me dentistin që bëri trajtimin e tre djemve të rinj e të shëndetshëm. Ata raportohet se kishin humbur ndjenjat në apartamentin e marrë me qera pasi kishin marrë një mjekim që u ishte dhënë nga dentisti para procedurës së zbardhjes, raporton DailyMail.

E përditshmja turke Sözcü tha se një nga djemtë kishte kërkuar ndihmë te menaxheri i hotelit.

Hetuesit nuk kanë sugjeruar se puna dentare ka shkaktuar vdekjen e Solloy por nuk kanë përjashtuar asnjë mundësi.

Colin Bell i cili po përpiqet të rikthejë në Britani trupin e Molloy, tha: “Është një situatë e vështirë. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur por ata kishin ardhur për një procedurë dentare. Richard ka vdekur dhe dy të tjerët janë sëmurë rëndë. Unë po kontaktoj me ministrinë e brendshme për të marrë të gjithë asistencën për familjet”. (DailyMail)

FOTO GALERI
3/4
Declan Carson (qender) dhe Callaghan ishin ne koma por u permiresuan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA