Tenistja kampione nga Shkodra/ Gresi Bajri 14 vjec, fiton trofeun në turneun e Shkupit

05/10/2020 15:34

Është vetëm 14 vjeçe por është tenistja e parë shqiptare e cila arrin të fitojë një turne të organizuar nga Federata Europiane e Tenisit.

Në Shkup, Gresi Bajri shkëlqeu, duke merituar vendin e parë mes dhjetëra tenisteve nga e gjithë Europa.

Tenisin e nisi në moshën 9 vjeçare për argëtim por tashme për Gresin, ky sport është kthyer në një pasion të madh.

Se bashku me trajnerin e saj Dino Mehmetovic nga Ulqini, 14 vjecarja kërkon të tjera suksese ndërsa ka një ëndërr që të krijojë ekipin kombëtar të Shqipërisë ne tenis.

Në Shkodër, vitet e fundit është krijuar një grup i të pasionuarish pas tenisit dhe vullnetarisht do të ndërtojnë një kompleks sportiv duke tentuar masivizimin e tenisit.

Top Channel