​OBSH: 10 për qind e popullsisë së botës janë prekur me koronavirus

05/10/2020 16:19

Rreth dhjetë për qind e popullsisë së botës tashmë janë infektuar me koronavirus, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Mike Ryan, kreu i departamentit të krizave të OBSH-së, tha se pandemia po përshpejtohet në pjesë të Azisë Juglindore, me rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve në pjesë të Evropës dhe rajonit të Mesdheut lindor.

“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10 për qind e popullsisë së botës tashmë janë infektuar me virusin. Varet nga shteti dhe nëse është një qytet apo fshat, dhe cili grup shoqëror. Por kjo do të thotë që shumica dërmuese e popullsisë është ende nën kërcënim,” tha Ryan.

“Ne po i afrohemi një periudhe të vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet, “shtoi ai.

OBSH gjithashtu njoftoi se ka zgjedhur ekspertë për një mision ndërkombëtar në Kinë për të zbuluar origjinën e virusit, por ata ende nuk janë pranuar nga autoritetet kineze.

Top Channel