U prek nga covid 19/ Trump: Jam mirë, ja ç`po marr si ilaç…

04/10/2020 10:10

Donald Trump u shpreh se deri tani është shumë mirë pas infektimit me koronavirus, por ditët e ardhshme do të jenë sipas tij, vendimtare.

Kam nisur të ndihem mire. Nuk e di sesi do të shkojë gjatë ditëve në vijim, them se ai do të jetë testi I vërtetë. Kështu që këto ditë do ta shohim se c`do të ndodhë.

Një grup mjekësh që po e trajtojnë presidentin dhanë një vlerësim optimist një ditë më parë rreth gjendjes së tij.

Mjeku personal i presidentit, Sean Conley tha se aktualisht ai dhe ekipi i mjekëve që po e trajtojnë zotin Trump, janë jashtëzakonisht të lumtur me progresin që ka shënuar gjendja shëndetësore e tij. Megjithatë, shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows nuk ndau të njëjtin optimizëm ndërsa tha se “nuk jemi ende në një rrugë të qartë drejt rimëkëmbjes së plotë”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë për momentin duket se nuk po merr oksigjen. Po me çfarë po trajtohet presidenti I shtetit më të fuqishëm të botës?

Sipas USA Today, Trumpit i është administruar si fillim një mjekim eksperimental, një koktej antitrupash i quajtur Regeneron. Po kështu i është dhënë zink, vitamin D, një mjekim për djegie stomaku, një aspirinë në ditë, ndërsa ka nisur dhe terapinë me Remdesivir.

Presidenti është duke punuar nga spitali e sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nuk do të ketë transferim të pushtetit tek zëvendësi i tij, Mike Pence.

Top Channel