Një biznes privat dëmtoi fiderin e tensionit të mesëm, këto zona në Tiranë prej dy orësh pa energji

04/10/2020 09:11

OSSH njofton se një pjesë e zonës Yzberisht, Mëzes, Pallatet “Çabej”, etj, ndodhen prej 2 orësh pa energji elektrike për shkak se një subjekt privat “4 AM”, dëmtoi fiderin e tensionit të mesëm.

Pas procedurave ligjore, jemi duke kryer procesin e riparimit, që do kërkojë edhe 1 orë.

OSSH Tiranë shpreh keqardhje për situata të ngjashme të përsëritura nga subjekte private që dëmtoi në rrjetin elektrik, duke sjelle kosto për shoqërinë dhe abonentët.

Të gjitha kompanitë dhe kushdo që duhet të kryeje punime (gërrmime, etj), duhet me patjetër të njoftojë kompaninë OSSH sipas procedurave, për tu njohur ma hartën e rrjetit elektrik dhe të evitohen rastet si i sotmi.

Top Channel