Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali Në kioskat ku shiten abonetë nuk gjen abone studenti. Të rinjtë ankohen se edhe pse universitetet kanë qenë të hapura gjatë verës për të përsëritur njohuritë e marra gjatë mësimit online kur institucionet arsimore u mbyllën prej situatës së koronavirusit.
Tani më në kioska s’ka abone studenti dhe shpenzimet e jetës së tyre studentore janë rritur.
“Aktualisht s’ka abone studenti, jemi interesuar e na thanë që pa filluar shkolla nuk nxjerrim dot në treg. Ndërkohë që shkollën e kemi nisur që në gusht. Shqetësuese është se kosto shumë e lartë. Unë duhet të marr dy autobusa për në shkollë se shtëpinë e kam në fresk e jam te politekniku. Kosto shumë e lartë.
Me lekë paguajmë biletën se s’ka abone studenti.
Në nëntor na kanë thënë do dalë kur të filloj viti i ri akademik.
Aboneja e studentit është shumë e rëndësishme për ne se levizim me urban. Shto dhe koston e maskës. Shumë shpenzime”
Top Channel