“Ndërhyrje kozmetike”, wikipedia ndryshon pamje

02/10/2020 13:28

“Wikipedia”, encklopedia online do të ndryshojë pamje pas 10 vjetëve.

Wikipedia është një nga faqet më të ndjekura në internet. Ajo ka qenë shumë e thjeshtë në koceptim si nga ana e grafikave, ashtu dhe nga përmbajtja, por duket se shpejt, nuk ka për të qenë më e tillë. Lajmi vjen nga Wikimedia Foundation, organizata e cila merret me site-n.

“Do të kemi një rinovim të përgjithshëm duke filluar që nga logoja, përmbajtja dhe grafikat. Do të futen mekanizma, të cilët do të bëjnë që përmbajtja të mos jetë e e mërzitshme dhe e palexueshme. Por ky transformimin do të vijë në mënyrë graduale dhe do të shoqërohet nga feedback –u i përdoruesve të tij. Nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, këto modifikime do të bëhen të dukshme dhe të qëndrueshme në fund të vitit 2021, që përkon dhe me 20 vjetorin e Wikipedias”, tha një zedhenes i Wikimedia Foundation.

Wikipedia është enciklopedia më e perdorur dhe e lexuar online. Me 53 milionë artikuj në 300 gjuhë të ndryshme, ajo është zgjeruar vit pas viti, duke u cilësuar si enciklopedia kryesore në internet.

Top Channel