Mbledhja e qeverive/ Rama: Durrësi, port i përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës në funksion të gjithë rajonit (marrëveshjet e tjera)

02/10/2020 11:06

Ditën e sotme (2 tetor) po zhvillohet mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë.

Tashmë gjithçka është gati, kryeministri Hoti ka mbërritur në Tiranë ku u zhvillua ceremonia e pritjes në Pallatin e Kongreseve.

Kjo është mbledhja e 6 e qeverive e cila më herët ishte parashikuar në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhje tha se: Ky është një moment i vështirë që po kalojmë ne dhe bota, ne po arrijmë të organizojmë këtë takim të 6 në Tiranë pikërisht në 100 vjetorin e kryeqytetit.

Përpara se të vijmë këtu kemi pasur një bisedë miqësore me Hotin dhe kemi rënë dakord të çojmë para një projekt të përbashkët, për 150 vjetorin e lidhjes së Prizrenit, i cili është akoma larg.

Takimet mes dy vendeve tona, janë një mundësi shumë e mirë qoftë për të  bërë një bilanc për hapat e hedhura qoftë për ato që do bëjmë me tej.
Hapat e hedhur nuk janë të vegjël mëgjithëse distanca deri në përmbushjen e tyre mbetet e madhe.
Të gjitha dokumentet e nësnhkruara nga mbledhja e Pejës janë në zbatim.

Ambicia jonë ëshhtë heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajon . Duke nisur nga më e thjeshta heqja e kufirit mes dy vendeve, besoj që ështëte kuptueshme që dy ministritë e brendshme të nisin punë për të mundësuar në kohë reale kontrollin në pikat e kalimit, që të mos humbim më kohë dhe të mos ketë abuzime me lirimin e lëvizjeve.

Marrëveshja që së shpejti do firmosim për procedurat doganore të mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, shndërrimin e Durrësit në një port defacto edhe të Kosovës. do trajtohet si i Kosovës në momentin kur mallrat zbarkojnë aty.
Vitin e kaluar bashkëpunimi mes dy vendeve shënoi pikën më të lartë të shkëmbimeve tregtare mes vendeve.

Ndërlidhja, sidomos dixhitale dhe hekurudhore, do kërkojë kohë po shkon paralel me atë që po realizojmë , nëj port të përbashkët të Shqipërisë e Kosovës në funksion të gjithë rajonit.

Së shpejti nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë Durrës, ashtu sikur edhe korridori digjital Prishtinë Tiranë.

MARRËVESHJET SHQIPËRI-KOSOVË

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid 19

FOTO GALERI
15/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA