Operacioni kundër trafikimit të drogës në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë 19/12 20:55
Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon të jetë në kulm. Se fundmi forcat azere kanë bërë një tjetër sulm kundrejt bazave ushtarake të Armenisë të pozicionuara në frontin e luftës mes dy vendeve.
Së fundmi mediat azerbajxhane kanë publikuar një moment nga konflikti me forcat armene, në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve. Në video shihet një depo municioni që i përkiste ushtrisë armene duke u shkatërruar. Kjo sipas medias, u konfirmua nga Shërbimi Shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.
Shpërthimet shihen qartë në pamjet e publikuara. Pas thellimit të konfliktit, Azerbajxhani shpalli edhe gjendjen e luftës në vend dhe bëri thirrje për mobilizim ushtarak.
Top Channel