Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment… Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer mbi të ardhmen e Nagorni Karabakut.
Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer mbi të ardhmen e Nagorni Karabakut. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ua bëri ofertën qeverive të dy vendeve që pretendojnë zonën, Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Retorika e luftës duhet ndaluar”, u tha nga zyra e tij, e cila sqaroi se Lavrov kishte thirrur ministrat e jashtëm të të dy vendeve, duke i kërkuar t`i japin fund konfliktit, qëllim ky për të cilin Moska shprehet e gatshme të japë kontributin e vet.
Më shumë se 100 persona kanë vdekur që nga e diela prej atij që konsiderohen si përplasjet më të egra dypalëshe prej dekadash të tëra. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorni-Karabaku drejtohet nga armenët etnikë. Armenia dhe Azerbajxhani –që të dyja dy ish republika Sovjetike – bënë një luftë për këtë rajon në 1988-1994 e tani, ekziston frika se në konflikt mund të tërhiqen edhe fuqitë ndërkombëtare, përfshire dhe vete Rusin^. Kjo e fundit është pjesë e një aleance ushtarake me Armeninë dhe ka një bazë ushtarake në vend.
Sidoqoftë, ajo ka gjithashtu ka lidhje të ngushta me qeverinë e Azerbajxhanit. Një ditë më parë, presidenti Azer, Ilham Aliyev u zotua të vazhdojë luftën derisa forcat armene të largohen nga territori. “Kushti ynë i vetëm është që trupat e Armenisë të tërhiqen menjëherë pa kushte nga tokat tona”, u shpreh ai.
Top Channel