Sfida me Turqinë, ‘Të Kaltrit’ janë që tani me shpatulla pas murit, Mancini ‘kapet’ pas traditës së favorshme
Mbrëmë është luajtur ndeshja mes Brighton dhe Manchester United në kuadër të Carabao Cup, ku “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat bindës 0:3.
Disa ndryshime në formacion dhe përforcimi më i ri Van de Beek, ndihmuan Manchesterin që të shënojë fitore, dhe të avancojë në xhiron e radhës në Carabao Cup.
Një ndër golashënuesit ishte edhe spanjolli Juan Mata ku ky i fundit e lavdëroi transfertën e re dhe asistuesin tek goli i tij, Van de Beek.
“Ishte një asistim perfekt. Ai është një lojtar shumë i mençur,” tha Mata për “Sky Sport”. “Kam dëshirë të luaj përkrah tij sepse ai i gjen në mënyrë perfekte hapësirat në fushë. Ai e kupton futbollin në një mënyrë që unë e pëlqej, një-dy, pasime të shpejta dhe lëvizje të mençura, goli që shënova ishte në atë mënyrë”.
Van de Beek u transferua këtë muaj tek Manchester United për një shumë e cila mund të shkojë deri në 63 milionë euro, ku janë të përfshira dhe bonuset.
Top Channel