Milo në Open: Qeveritë europiane i kërkuan Shqipërisë të ndërhynte në Kosovë për…
30/09/2020 22:06
Dosjet e Hagës është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Ish-ambasadori Paskal Milo tha se gjatë luftës së UÇK-së dhe pas luftës ka pasur krime të errëta, vrasje, zaptim pronash me serbë, romë dhe me pak shqiptarë.
“Nga përvoja ime si ministër i Jashtëm, na është thënë nga qeveri europiane që në si Shqipëri të ndërhyjmë te qeveria në Kosovë që ti ndalim këto krime’- tha Milo.
Pse ka pasur krime të errëta?- e pyeti Eni Vasili.
‘Gjatë dhe pas luftës, ka pasur vrasje, marrje pronash me dhunë ndaj serbëve, romëve dhe pak ndaj shqiptarëve’- shtoi Milo.
Top Channel